Nëse do të kisha një orë kohë për të jetuar, nuk do të telefonoja dikë që më ka borxh para, apo dikë që më ka ofenduar ose më ka lënduar në ndonjë mënyrë. Habitem se sa kohë kam harxhuar kot gjatë viteve, duke menduar për gjëra të tilla. Nuk ia vlen barra qeranë. Me kohën që më ka mbetur, do të zgjidhja t’i lija mendimet e mia në paqe, tani, në këtë moment të çmuar.
Nëse do të doja mund ta bindja veten se shumë njerëz më kanë borxhe, por a e di çfarë? Kjo nuk është koha e përshtatshme për të menduar për këto gjëra. Në fund të fundit, ma merr mendja se jeta nuk është vetëm të mbash llogari. Është më e thjeshtë dhe më argëtuese thjesht duke i lënë gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe të jesh i kënaqur për këtë. Në fund të fundit, të merr më pak energji kur jep se sa atëherë kur merr, gjithashtu të japësh është një burim gëzimi. Kur jep diçka, nuk ka rëndësi nëse është dashuri, dhembshuri, një ide, energji, mendjehollësi, pak para, një pronë, një krijim yti, pak kohë, mirësi, ose çfarëdo tjetër që ke për të dhënë, ndihesh me të vërtetë mirë dhe në fund të fundit kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk kam ndjerë asnjëherë në jetën time keqardhje për një gjest mirësie që kam bërë dhe nuk kam takuar kurrë një person që të më ketë thënë, “Do doja të kisha qenë më pak i sjellshëm apo më pak bujar.”
NJË ORË PËR TË JETUAR - NJË ORË PËR TË DASHURUAR
